Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe temperatura të larta, sipas Institutit Hidrometerologjik në vend.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.