Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se sot në Kosovë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Ndërsa, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales.