Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius.

Ndërsa do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.