Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira te cilat vonë gjatë natës parashihen të sjellin reshje bore.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se temperaturat do të shënojne ulje.

“Temperaturat do të shënojne ulje në të dy vlerat extreme. Do të fryej erë kryesisht nga jugperendimi dhe verilindja me shpejtësi 1 – 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.