Parashikimi për gushtin: Mbyllet me temperatura të larta deri në 38 gradë celsius

Gushti pritet të vijojë me mot të mirë dhe temperatura të larta deri në fund të tij.

Në zonat bregdetare do ketë rritje të temperaturave deri në 38 gradë celsius, ndërsa vranësira të pakta në zonat malore.

“Zonat bregdetare në dominimin e orëve me diell. Pritet që të kemi rritje të vlerave termike, në zonat bregdetare 37-38 gradë celsius. Rritje e vlerave termike në zonat malore 31-32 gradë celsius. 15-ditëshi i dytë i gushtit kryesisht me diell. Në zonat malore vranësira të pakta”, tha meteorologu Akil Osmani./lapsi.al