Partitë, pa plane konkrete për udhëheqjen e dialogut

Arritja e një stabiliteti dhe paqeje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë njëra ndër sfidat kryesore që e ka shoqëruar çdo qeveri të vendit në tetë vjetët e fundit prejse kanë nisur negociatat mes të dyja këtyre shteteve.

Dialogu me Serbinë pritet të jetë me rëndësi primare edhe në Qeverinë e ardhshme, e cila do të zgjidhet pas 6 tetorit, shkruan Zëri.

Por edhe pse ka mbetur më pak se një muaj deri te zgjedhjet e reja, asnjë parti politike ende nuk ka ofruar alternativë konkrete se si do t’i japë fund këtij procesi tashmë të stërzgjatur, ndonëse shumë prej kandidatëve të partive për kryeministër janë shprehur të gatshëm ta marrin timonin e udhëheqjes së negociatave.