Pas 10 orësh luftimesh, forcat izraelite marrin kontrollin e selisë së Hamasit në veri të Gazës

Luftime të shumta po zhvillohen në Rripin e Gazës midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.

Sot, zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit njoftoi se IDF kapi një seli të Hamasit në Jabaliya pas një beteje 10-orëshe.

Sipas postimeve të IDF në Platformën X (ish-Twitter), ushtarët e njësisë së këmbësorisë së Brigadës Nahal morën kontrollin e selisë së Hamasit në Gazën Veriore.