Vetaksidentohet një automjet me udhëtarë, tre të lënduar

 

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Rudicë të Klinë është vetaksidentuar një automjet me udhëtarë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku lëndime kanë pësuar ngasësi i mjetit dhe dy pasagjere, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë për tretman mjekësor. Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore”, thuhet në komunikatë.

Policia bën me dije se hetuesit Rajonal të Njësitit Komunikacionit Rrugor, janë duke u marrë më rastin dhe të gjitha veprimet hetimore janë të koordinuara me Prokurorin e shtetit./Gazeta Express