Pas 3 vitesh, Vushtrria po kthehet në Superligë

Kampioni i vitit 2014 në Superligë, Vushtrria ka 3 edicione që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Në dy vitet e fundit, ka tentuar që përmes barazhit të rikthehet në elitën e futbollit kosovar por pa sukses.

Kësaj radhe duket se nuk do të ketë nevojë fare për barazh, sepse vushtrriasit janë në rrugë të mirë që të fitojnë biletën për udhëtim direkt në Superligë, shkruan indeksonline.

Fitorja e Vushtrrisë 2-1 si mysafire ndaj Istogut, ka bërë që skuadra e trajnerit Samuel Nikaj të përforcoj pozitën e parë në tabelë me 54 pikë, 10 më tepër se vendi i 3-të që dërgon në barazh.

Deri në përfundim të edicionit kanë mbetur vetëm edhe 7 ndeshje por me rivalët direkt Vëllaznimin e Besën nuk do të ballafaqohet.