Pas Albin Kurtit, Xhelal Sveçla tash iu drejtohet në serbisht qytetarëve serbë

0
87

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu është drejtuar qytetarëve të veriut të vendit me një video mesazh në gjuhën serbe.

Në facebookun zyrtar të tij, Sveçla ka publikuar videon ku iu bën thirrje serbëve të veriut, lidhur me konvertimin e targave të automjeteve në ato “RKS”.

“Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët qe posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS”, deklaroi Sveçla.

Ai tha se ky proces do të lehtësojë lehtësira të ndryshme, që nga regjistrimi i veturës, deri të doganimi dhe taksa e tyre.

Sveçla shtoi se janë të përkushtuar në sigurimin e rëndit dhe ligjit në vend, teksa ka kërkuar nga të gjithë ata që nuk kanë konvertuar targat e tyre në “RKS”, këtë ta bëjnë në vendbanimin më të afërt.

Adresimi në gjuhën serbe për qytetarët e veriut është i parë që e bënë Sveçla, por jo edhe për shefin e tij, kryeministrin Albin Kurti.

Kurti në së paku dy raste iu kishte bërë thirrje serbëve që t’i regjistrojnë veturat në RKS.