Pas dy orësh kërkim, gjenden dy personat që kishin humbur në Qendrën e Skijimit në Dragash

0
252

Dy persona sot kanë humbur në Qendrën e Skijimit “Arxhena”, deri sa të njëjtit kishin shkuar që të argëtohen.

Por, ata pas dy orësh kërkim falë mobilizimit të ekipit të kërkim shpëtimit të Qendrës së Skijimit ‘Arxhena’ dhe të Klubit Alpin ‘Dardania’, janë gjetur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Dy personat kishin humbur si rezultat i kushteve atmosferike që po mbretëron në vendin tonë me mjegull, reshje bore dhe frymë.