Pas helmimit të nxënësve në Mitrovicë, mbyllet restaurant “Ujvara”

Mbi 20 nxënës janë helmuar të premten që kishin shkuar për shëtitje nga Prishtina në Mitrovicë.

Ata morën trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Restauranti “Ujvara” u mbyll mbrëmë nga Inspektorët, meqenëse ishte vendi ku nxënësit kishin ngrënë ushqim.

Këtë e ka konfirmuar vetë lokali “Ujvara” sot përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

Ju njoftojmë se sot jemi mbyllur përkohësisht, deri në daljen e analizave të nxënësve,

Shpresojmë se shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë të krijuar!

Me respekt Restaurant Ujvara !!