Pas kthimit nga Amerika, Nera dhe Sabri Fejzullahu fillojnë karantinimin në shtëpinë e tyre

Sot në mesin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nga Amerika ka qenë edhe bashkëshortja e Sabri Fejzullahut.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë kthyer 150 persona prej SHBA-së të cilët sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do mbajnë karantinën, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre ka qenë edhe bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, Nera, e cila karantinimin do ta mbajë në shtëpinë e saj.

Këngëtari ndau një postim në Instagram ku thotë se nga sot do filloj vet karantinimi, ai shkroi “Jam shume i lumtur qe të kam pranë! Nga ky moment fillon vetekarantinimi”.