Pas mbipopullimit të shesheve, reagon Rama: Do të ketë lehtësim të masave, por…

Pas lehtësimit të masave ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se kjo do të pasojë dhe më lehtësime të vazhdueshme.

Rama shkruan se meraku i madh mbetet ai i sjelljes individuale individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë.

Postimi i plotë i kryeministrit:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

? Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

? KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit?

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË??☀️

#SËBASHKU❤️??