Pamje: Dubois fiton përsëri me nokaut mahnitës ndaj Fujimotos (video)

Daniel Dubois e ka zgjatur rekordin e boksierit të pamposhtur, pasi e rrahu Kyotaro Fujimoton me një nokaut mahnitës të shtunën në Copper Box Arena në Londër.

22-vjeçari nga Britania e Madhe, i cili shihet si njëri prej pretendetëve për titull të botës në kategorinë e rëndë, e dominoi kundërshtarin e vet japonez, duke e hedhur në dysheme me një kroshe në rundin e dytë, transmeton Gazeta Express.

Fujimoto u ngrit në këmbë por një goditje brutale me të djathtën nga britaniku e bëri atë që kërkojë ndihmë mjekësore në dysheme.

“Ia dhashë një goditje të ëmbël dhe kaq ishte, natën e mirë”, tha Dubois pas meçit.

Dubois i ka rrahur me nokaut 13 nga 14 kundërshtarët e tij deri tani dhe promotori i tij, Frank Warren, ka paralajmëruar se ai do ta ketë mundësinë për të luftuar për një titull bote në fund të vitit 2020.

https://twitter.com/OddsComAu/status/1208559131067420673?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1208559131067420673&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-dubois-fiton-perseri-me-nokaut-mahnites-ndaj-fujimotos%2F

https://twitter.com/AED1310/status/1208511862725328896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1208511862725328896&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-dubois-fiton-perseri-me-nokaut-mahnites-ndaj-fujimotos%2F