Tony Blair: Masat kufiziuese dëmtojnë ekonominë e Britanisë, të kryhen më shumë testime

Ish-kryeministri britanik Toni Bler thotë se dëmi ekonomik i shkaktuar nga rregullat e distancimit shoqëror në Britaninë e Madhe dhe mbyllja e mandatuar nga qeveria për disa biznese është i madh dhe përfundimisht mund të ndikojë edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor në vend.

”Unë jam i tmerruar nga dëmi ekonomik që ne po bëjmë çdo javë, ky bllokim vazhdon,” i tha Bler radio BBC.

“Nëse vazhdon për një periudhë të gjatë kohore, atëherë ky dëm ekonomik ashtu ndikon në funksionimin në mënyrë të efektshme të sistemit të kujdesit shëndetësor.”

Bler tha se mënyra e vetme e vërtetë për të lehtësuar kufizimet është që të rritet në mënyrë dramatike numri i testeve të koronavirusit që po kryhen.

“Nëse do isha në këtë situatë,mendoj se do të vendosja një ministër të lartë përgjegjës për testimin dhe asgjë tjetër,” tha ai, duke shtuar se ministri do të duhet të mbështetet me ekspertë të biznesit dhe teknologjisë për të këshilluar se si të rriten normat e testimit në një shkallë industriale.

“Në qoftë se nuk jeni në gjendje të merrni testime masive, në shkallë dhe me shpejtësi, unë nuk shoh një rrugëdalje nga kjo situatë.”

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,934 viktima dhe 48,440 të infektuar nga Covid-19.