Bie një person nga teleferiku në Brevozicë, merr lëndime trupore

Para pak minutave në qendrën e skijmit në Brezovicë një person ka rënë nga teleferiku.

Ai për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Shtërpcës. Ende nuk dihet saktë gjendja e tij shëndetësore.

“Një person është lënduar tek teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.