Pas numërimit të votave të diasporës, VV’ja e merr edhe një deputet

Janë numëruar edhe votat e fundit nga zgjedhjet e 6 tetorit. 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, hynë në votim, e shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 sosh. Sipas këtij rezultati ajo i merr 32 deputetë në Kuvend.

Pas saj është LDK’ja 395 vota, e PDK’ja 276 vota, raporton Gazeta Express.