Pas padisë së Rashit Qalajt, gjykata e bllokon konkursin për drejtor të ri të Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të bllokojë përkohësisht konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ky vendim për vendosjen e masës së sigurisë është marrë pas zhvillimit të një seance gjyqësore.

Kësisoj, konkursi për drejtor të Policisë së Kosovës është mbyllur dje, sipas kërkesës së bërë nga ish-drejtori Rashit Qalaj.

Qalaj kishte ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës për shkarkimin që i kishte bërë, duke kërkuar kështu pezullimin e konkursit për drejtor të ri.

Rashit Qalaj u shkarkua nga posti i Drejtorit të PK-së, para disa javësh, teksa nga zyra e kryeministrit Adullah Hoti thanë se arsye e shkarkimit të Qalajt ishte performanca e dobët e tij.

Rashit Qalaj saktësisht u shkarkua më 16 tetor 2020.