Pas përfundimit të ndeshjes përleshen tifozët e Pejës dhe Bashkimit

Këtë të enjte u zhvillua ndeshja çerekfinale e Superkupës së Kosovës, mes Bashkimit dhe Pejës.

Kjo ndeshje u fitua nga prizrenasit me rezultatin 73:69, të cilët kështu siguruan edhe kalimin për në gjysmëfinale.

Megjithatë, kjo ndeshje nuk kaloi pa incidente nga tifozët.

Fillimisht në një incident u përfshi tifogrupi pejan, “U.C.F”.

E në fundin e ndeshjes ndodhi edhe një përplasje mes dy grupeve, atyre të Pejës dhe “Arpagjikve” të Bashkimit.

Për këtë u nevojit edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.