Pamjet e çmendura nga këndi i ringut tregojnë me çfarë fuqie tmerruese Fury e nokautoi Wilderin në meçin e dytë

Të gjithë e dimë pak a shumë tashmë se Deontay Wilder ka fuqi serioze, madje ndoshta është edhe boksieri me grushtin më të fuqishëm që prej kohës së Mike Tysonit.

Mirëpo, pamjet nga meçi i tij i dytë me Tyson Furyn tregojnë se britaniku nuk duhet të vlerësohet kur bëhet fjalë për fuqinë goditëse, transmeton Periskopi.

Nëse rikthehemi në kohë dhe para meçit të dytë mes Wilderit dhe Furyt, ‘bomberi i bronztë’ insistoi se ai nuk ishte aspak i impresionuar nga fuqia goditëse e britnaikut.

Duke folur para meçit, Wilder ishte shprehur: ”Siç kam thënë edhe më herët, ai ka grushte të jastëkut. Ishin kaq të butë gjatë meçit (të parë).

”I pranova gjithë grushtat e tij, ato që i lansoi, dhe eca drejt tyre. Kështu që nuk respektoj fare fuqinë e tij.”

Në meçin e dytë mes dyshes, ishte një goditje drithëruese në fund të rundit të tretë që dëmtoi ëilderin, dhe pamjet nga këndi i ringut janë publikuar dhe tregojnë momentin e asaj goditjeje që i shkaktoi dëmtime serioze amerikanit.