Shqipëria mposhtet nga Franca

Franca e ka marrë fitoren e radhës në kualifikimet për Euro 2020, duke triumfuar me rezultat 4 – 1 në ‘Stade de France’ ndaj Shqipërisë.

Rreshtimet jo të mira në mbrojtje i kushtuan Shqipërisë me dy gola që në pjesën e parë.

Ishte Odise Roshi viktima e kësaj pjese, me dy gabime të bëra, te goli i Kingsly Koeman në minutën e 8’ dhe Olivier Giroud në minutën e 27’.

Vendasit kanë mundur të trefishojnë epërsinë në minutën e 37’, por Antoine Griezmann dështoi nga penalltia.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë për Francën, dhe një për Shqipërinë.

Luhej minuta e 68’, kur Kingsly Koeman ndëshkoi edhe një herë Shqipërinë, për 3 – 0.

Ndërsa, Jonathan Ikone shënoi në minutën e 85’ për 4 – 0

Në minutat shtesë të ndeshjes, Shqipëria shënoi golin e nderit, nëpërmjet Sokol Cikalleshit, nga penalltia për 4 – 1.

https://www.youtube.com/watch?v=ftPU6E4rnOI