Pas përleshjeve mbyllet xhamia në Halabak

Xhamia në fshatin Halabak të Podujevës është mbyllur përkohësisht, pas një përleshje mes dy palësh, të cilët ishin pro dhe kundër hoxhës së ri në fshat, që u emërua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Si rezultat i tensionimit të situatës, kjo xhami mbyllet përkohësisht, deri në një vendim tjetër nga ana e KBI-së Podujevë. Vendimi nxirret pas koordinimit edhe me Kryesinë e BIRK”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, të vendosur në derën kryesore të xhamisë.

Po ashtu përmes këtij vendimi i kërkohet xhematit që faljen e namazeve përkohësisht ta bëjnë në xhamitë e tjera përreth.

“Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim!”, përfundon vendimi. /Fokusi.info/