Pas prishjes së koalicionit, vjen reagimi i Ambasadës Britanike

Pas daljes nga koalicion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ardhur reagimi nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Ajo ka bërë thirrje që manovrimet politike të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës, transmeton Fokusi.info.

“Në këto momente të emergjencës shëndetësore kombëtare, është edhe më e rëndësishme që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndjera nga të gjithë në këto momente të vështira”, thuhet në deklaratë.

Ambasadori britanik Nicholas Abbott sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka siguruar për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.

“Në takimin e tij të sotshëm me Kryeministrin, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës”./Fokusi.info/