Pas rasteve me koronavirus, reagon Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, Kadri Veseli iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shtojnë kujdesin, por jo panikun.

Kjo thirrje e liderit të opozitës vjen menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve që u konfirmuan në Kosovë me coronavirus.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli tha se Kosova ka mjekë dhe personelë shëndetësorë shumë të mirë dhe qytetarët duhet tu besojnë atyre.

“Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre.

Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli në Facebook.