Pas refuzimit të ofertës nga LDK-ja, flet Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar refuzimin e Isa Mustafës për letrën që Albin Kurti ua dërgoi sot.

Konjufca para medieve ka thënë se partia e tij ka bërë gjithçka që është e mundur për arritjen e një koalicioni LVV-LDK dhe se refuzimi i Mustafës e tregon se kush ka qenë i sinqert.

“Me siguri të madhe që do të ishte koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve sepse jemi të bindur që do të shkaktonte një fitore dërrmuese në të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë Konjufca para medieve.

Ai ka thënë se mosbashkëpunimi VV-LDK, i ka zhgënjyer qytetarët e Kosovës.

“Sa i ka zhgënjy,qytetarët e Kosovës, aq i ka bind se VV është altnerativë e drejtë dhe e sinqert”, ka deklaruar ai.