Pas SHBA edhe BE shmang takimin me Metën/ Donald Tusk takon vetëm Ramën

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, do jetë sot në Shqipëri në 17 shtator, në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave më 18 tetor. 

Por teksa në Maqedoninë e Veriut në 11:00 do të takojë Presidentin dhe në 11:45 kryeministrin Zoran Zaev me të cilin do të ketë edhe një konferencë, në Shqipëri nuk do të takojë asnjë përfaqësues tjetër politik përveç kryeministrit Rama, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta.

Tusk është zyrtari i dytë ndërkombëtar,  pas Zyrtarit të DASH, David Kostelancik, që gjatë vizitës në Shqipëri nuk takon presidentin e Republikës. Tusk do të jetë edhe i pari zyrtar  që do të japë lajmin për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave në tetor.

Shqiptarja.com