Pas sulmit në veri reagon Lista Serbe, kërkojnë që KFOR’i dhe EULEX’i të vendosen në Veri

Një ditë pasi një grup terrorist serb ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë, ka reaguar “Lista Serbe” që për nënkryetar ka Milan Radojicicin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tyre që s’dallon nga retorike e përdorur nga Aleksander Vucic mbrëmë, partia që dirigjohet direkt nga Beogradi, kanë thënë se “shprehin ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës”.

“Srpska” ka thënë se kërkon hetim për të paktën vasjen e dy serbëve meqë sipas partisë së Goran Rakiqit dy terroristët “u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin dorëzuar”.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.