Pas takimit me Isa Mustafën flet Shpend Ahmeti: Zgjedhjet me 6 tetor, kemi përafrim me AAK-në

Pas takimit të sotëm me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën para gazetarëve është deklaruar Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Ai ka deklarauar se të gjitha subjektet janë duke i mobilizuar deputetët për seancën e 22 gushtit në mënyrë që të ketë kuorum për shpërndarjen e Kuvendit. :”Ka gatishmëri për këtë”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore ai ka deklaruar se deri më tani ka përafrim qëndrimesh me AAK-në, por do të shohim edhe ofertat tjera.

Ndërsa për takimin e sotëm Ahmeti e ka quajtur pozitiv këtë takim ku ka thënë se ka hapur frymë bashkëpunimi.

“Ishte takim goxha pozitiv që hap frymë bashkëpunimi. LDK është më e interesuar të shkoj e vetme në zgjedhje. I kemi të hapura të gjitha temat, që nga dialogu e deri tek lufta kundër korrpusionit. U dakorduam që me 22 të jemi të gjithë në sallën e kuvendit për ta shpërndarë atë. Si duket data e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori” ka thënë Ahmeti.