Pas takimit me Isa Mustafën flet Albin Kurti: Ja kur kryhet marrëveshja

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur pas takimit të mbajtur sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Para mediave, ai tha se takimi ishte konstruktiv, dhe se në takim u diskutuar mbarëvajtja e procesit zgjedhor, shkruan lajmi.net.

Ai tha se me Mustafën janë pajtuar që takohen një orë pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Patëm një takim konstruktiv. Me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese. Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas certfikimit të rezultatit, të takohemi që marrëveshja të bëhet pas 3-4 ditësh”, tha Kurti.

Ai tha se program qeverisës deri tash i ka 26 faqe tekst.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë takimet për harmonizimin e programit qeverisës që deri tash i ka 26 faqe tekst, e që kemi dëshmuar një kulturë të re qeverisës. Ne u dakorduam për një tempo të re”, tha ai.