Pas takimit me Mustafën, deklarohet Haradinaj: Marrëveshja e koalicionit është kryer, pritet vetëm votimi i qeverisë!

Ka përfunduar takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Haradinaj para mediave konfirmoi se ka nënshkruar marrëveshjen me LDK-në, derisa tha se edhe me partitë tjera, marrëveshja është përmbyllur.

“Është praktikë kur arrihen koaliciohen, ku krijohet një lidhje të punëve të jashtme, një ndarje, edhe në ministitë e tjera, aleanca mban përgjegjësi, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Ekonomisë dhe Arsimit.

Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme, Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë, Ministër i Ekonomisë, Blerim Kuqi. Unë e di që në parim që marrëveshja tashmë veç është përmbyllur.”