Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia ka njoftuar se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete viktima e nacionalitetit shqiptar në Prishtinë.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur në rrugën “Venet Bajrami” të martën rreth orës 01:10.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.