Pas tërmeteve në Shqipëri, ‘Tifozat Kuq e Zi’ vijnë me një gjest të madh human

Tifo-grupi i Kombëtares së Shqipërisë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që mëngjesin e sotëm goditi Shqipërinë.

Tërmeti që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar të paktën vdekjen e 6 personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

‘Tifozat Kuq e Zi’ përmes një njoftimi në rrjete sociale kanë treguar se janë mobilizuar dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, tarnsmeton Insporti

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara”.

“Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, thuhet në njoftimin e ‘TKZ’.