Pas vendosjes së flamurit të Kosovës, një grup serbësh e vendosin flamurin serb te Ujmani

Një grup serbësh nga veriu i Kosovës kanë vendosur një flamur serb në digë afër liqenit të Ujmanit, si kundërpërgjigje ndaj atyre që vendosën flamurin e Kosovës.

Sot në liqenin e Ujmanit është vendosur flamuri i Kosovës, ndërsa reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm.

Ata vendosën flamurin serb në digën e liqenit të Ujmanit.

Flamuri i Kosovës u ngrit për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.