Kryeministri Hoti fton liderët e partive për takim, para vizitës në Washington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka bërë ftesë liderëve te të gjitha partive politike për një takim të përbashkët para takimit në Washington të ShBA-ve, i cili do të mbahet më 27 qershor.

Përmes Facebook-ut Hoti ka thënë se takimi është ftuar për nesër në orën 11:00 në zyrën e kryeministrit, me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik për dialogun me Serbinë.

Njoftimi i Hotit në Facebook:

Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!