Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Plot buzëqeshje në ambientet e televizionit që donte ta mbyllte, por që duket të jetë tërhequr pas presionit të madh nga të katër anët.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Gjermanisë, organizim ky i mbajtur në Klan Arena.

Pjesëmarrjen e shefit të ekzekutivit e konfirmoi edhe zyra e tij përmes komunikatës për medie.

“Ndarjes e krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtet udhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha ai ndër tjerash.

Të rikthehemi në retrospektivë dhe të kujtojmë përballjen mes MINT-it, shefja e së cilit ishte poashtu krah Kurtit në mbrëmjen përkatëse.

Me 28 korrik të këtij viti, MINT pat konfirmuar një vendim të mëparshëm, i marrë gjegjësisht me 14 qershor, vendim ky që pezullonte licencën e Klan Kosovës, me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia” dhe e diçka e tillë shkel Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, këtë vendim e hodhi poshtë Gjykata Komerciale. Kjo gjykatë vendosi që të shtyhet vendimi për ekzekutim nga ana e ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.