Pasi hetuesit e Speciales i morën dosjet edhe në InFokus, reagon Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj ka reaguar me të marrë vesh lajmin se hetuesit e Speciales kanë hyrë në redaksinë e Gazetës Infokus dhe i kanë marrë dosjet që një person i paidentifikuar deri më tani i ka lanë para selisë së OVL të UÇK-së, e që ndërlidhen me rastet e pretenduara nga Specialja, shkruan Fokusi.info.

“Hahahahahaa. O ngulne këmbën  se:

Emrat e veteranëve i qitshi me të gjitha shënimet nga gjykatat tona …. !

Edhe ajo ishte e njejtë…apo duhet me qen i huaj dikush për me ju tutë…..të tillë jemi ne!”, ka shkruar Nënkryetari i OVL të UÇK-së, në profilin e tij në Facebook.

Më herët u raportua se dy hetues nga Specialja i kanë marrë dosjet në Infokus në orët e mbrëmjes.

Drejtuesit e OVL të UÇK-së kanë konfirmuar se dosjet u janë shpërndarë tri mediave, me kushtin që ato të mos i zbulojnë të dhënat e dëshmitarëve të mbrojtur.

Një ditë më herët, hetuesit e Speciales kanë zbarkuar edhe në selinë e OVL të UÇK-së dhe i kanë marrë ato dosje.