Pasi nuk u certifikua NISMA, reagon Limaj

Kryetari i NiSMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pasi nuk u certifikua partia e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj këtë vendim të KQZ-së e quan sulm të paprecedent në partinë e tij.

Postimi i plotë:

Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tone dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos çertifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje.

Është e qartë që ka një interes të madh që NISMA të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së.

Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Sonte KQZ-ja është shëndrruar në një lojtar politik aktiv. Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyreve profesionale siç ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin professional të zyrës për çertifikim, ata vendosën që të mos e çertifikojnë NISMA Socialdemokrate.

Në raport me NISMËN Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na behët padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç, e din opinion të gjitha këto beteja ligjorë NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë.