Një burrë kurseu para për dy vjet, i befasoi të gjithë me shumën

Kursimi është një zakon i shkëlqyeshëm që sjell shumë përfitime për të ardhmen, si të qenit gati për një ngjarje të paparashikuar, një urgjencë mjekësore ose papunësi të mundshme.

E vërteta është se jo të gjithë janë mjaftueshëm konsistent për të kursyer për shumë ditë. Por kjo nuk është kështu për një burrë në Monterrey, Meksikë, i cili për dy vjet me radhë e mbushi një kuti të kursimeve në formë derri me para.

Ai i befasoi një pjesë të madhe të njerëzve në internet me këtë. Në Tik Tok e bija e meksikanit përmes një serie të videove kishte treguar për procesin e numërimit të parave që i ka kursyer babai i saj për dy vjet.

Ajo në fillim ishte disi skeptike për kursimet e babait të saj, të cilin e shihte të fuste monedha çdo ditë.

Pas disa orësh numërimi, ata kishin grumbulluar rreth 250.000 pesos meksikane vetëm në kartëmonedha, ndërsa vendosën t’i peshonin monedhat sepse u desh shumë kohë për t’i ndarë.

Në fund, pas grumbullimit të monedhave dhe kthimit të tyre në letra, shuma totale e parave të kursyera nga burri ishte 19,096 dollarë amerikanë.