Pasi paralajmëruan greva, Kurti i pret në seli përfaqësuesit e sindikatave

Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë, arsimit dhe policisë, që do të takohen me kreun e VV-së, Albin Kurtin, për të biseduar lidhur me Ligjin për Paga, raporton T7.

Ky takim me kryeministrin në ardhje, vjen pas paralajmërimeve të grevave nga sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe policisë në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.