Prokuroria jep detaje për aksidentin me trenin që la dy të vdekur në Klinë

Një aksident mes trenit dhe një kombi-busi në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës la dy të vdekur. Fillimisht ata ishin dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës me plagë të rënda, por nuk iu kanë mbijetuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori njëkohësisht ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”, tha Nikçi.