Pasi u shpall i pafajshëm, Zeka: Drejtësia ma riktheu Milaimin e humbur, tani çdo gjë është ndryshe

Milaim Zeka ka reaguar pas shpalljes si i pafajshëm në rastin për mashtrim me vizat. Zeka thotë se kishte humbur shumë që pesë vite duke u marrë me këtë çështje.

Siç shkruan ai, tash e pesë e vite i kishe humbur, humori Milaimit.

Postimi:

Pese vite me kishte humbur Milaimi

Qe kur ma ngriten akuzen e turpit, se gjoja kisha mashtruar njereze per viza, se gjoja kisha shperla para te pista e kisha ndihmuar terrorizmin, se gjoja i isha shmangur tatimit, ecja poshte e larte, po pa veten time. Me kishte humbur ai Milaimi i humorit, i bisedave serioze, i skenave te llojllojshme.

Pese vite isha shenderruar ne nje njeri te vdekur i gjalle. Asgje nuk me dukej interesant. Asgje nuk me shijonte. Kisha sha me gjuhen time, e kisha mallkuar me fundin e barkut te gjyshes time, Nanes Ide, e cila me thoshte: “Kend e mallkon me fundin e barkut, Zoti e denon”!

Ashtu ka ndodhe, edhe ka me ndodhe. Drejtesia ma riktheu Milaimin e humbur. Tani çdo gje eshte ndryshe. Sfida te renda kam kaluar ne jete. Po kjo ka qene me e renda. Shume me e rende se sa torturat e burgjeve, mallit pervelues nga mergimi, lufta, mbase me e rende se sa vdekja.

Po nejse…