PDK arrin koalicion me dy parti politike në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 nëntorit në Komunën e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur dega e Nismës në Prizren, të cilët kanë thënë se ky subjekt politik edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit.

“NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Tutje, burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se PDK-ja ka arritur koalicion edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Prizrenit për garën e balotazhit.

Kujtojmë se PDK-ja është në balotazh në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje.