PDK dhe LDK thërrasin konferencë për media, nuk dihen arsyet

Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë dërguar njoftime se do të mbajnë konferenca për media, nesër (e mërkurë). Dy partitë nuk kanë treguar temat se çfarë do të diskutohet aty.

Sidoqoftë, LDK ka njoftuar se konferenca do të nis në orën 11:00 në selinë qendrore të partisë.

Teksa PDK njoftoi se në selinë e partisë së saj konferenca do të nis nga ora 11:15.

Te dy partitë kanë ftuar mediet që t’i përcjellin këto konferenca.