PDK e gatshme për zgjedhje, Hoxhaj: Arroganca dhe injoronca e pushtetit, kanë qenë tiparët e dy qeverive

PDK-ja ka mbajtur një konferencë shtypi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Enver Hoxhaj, u.d. i liderit të PDK-së, tha se kjo parti mirëpret vendimin e Kushtetueses, e cila u hap rrugë zgjedhjeve të reja.

“Mendojmë se një vendim i tillë, ka qenë i pritur për shkak të krizës politike që nga 6 tetori i viti të kaluar.

Qytetarët mjerisht për 14 muaj përjetuan zhgënjim, mashtrim e shpresë të vjedhur e premtime të papërmbajtura dhe ajo çka ndodhi ishte degradimi më i madh institucional, që ka pasur vendi në 20 vjetët e fundit.

Asnjë qytetar s’e ka meritu këtë degrafim, ne mendojmë se përgjegjës janë të dyja qeveritë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka akuzuar të dyja qeveritë e fundit, për të cilat thotë se s’kanë pasur as sjellje e as vetëdije shtetërore.

“Si PDK, nuk na gëzon ky degradim, por me qasjen tonë i kemi dhënë vendit mbështetje në tema ekonomike si votimi i buxhetit dhe Ligjit për rimëkëmbje.

Dy lajmet më të mira që nga tetori 2019 janë dy, kalimi i projektligjinit dhe votimi i Ligjit për rimëkëmbje.

Koalicioni aktual s’ka pas numra në Kuvend për të kaluar asnjë ligj e as iniciativë, vendi ka qenë i bllokuar, arroganca dhe injoronca e pushtetit kanë qenë tiparët e dy qeverive”, u shpreh ai.

Ndërsa, PDK-ja thotë se është e gatshme për zgjedhje dhe e bindur se do të ofrojë programin më të mirë me njerëz të duhur për të marrë përgjegjësi dhe për ta udhëhequr vendin