Konfirmohet takimi Hoti – Lajçak

Kryeministri Avdullah Hoti do të presë pasditen e sotme Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës dhe sllovakut do të zhvillohet në ndertesën e Qeverisë së Kosovës në ora 18:30.

Paraprakisht, siç është bërë e ditur, Lajçak do të takojë kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ora 17:45.