PDK e lëshon seancën plenare në shenj revolte për koeficientin e pagës, i refuzon edhe mëditjet

PDK e lëshon seancën plenare në shenjë revolte për koeficientin e pagës, i refuzon edhe mëditjet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se në shenjë revolte partia që ai e përfaqëson nuk merr pjesë në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, derisa tha se i refuzojnë edhe mëditjet.

Tahiri tha se si parti e e shprehin zhgënjimin për koeficientin e prezantuar nga Qeveria.

“Si grup parlamentar i PDK-së shprehim zhgënjimin me përcaktimin e koeficientit nga Qeveria. Është një koeficient i mjerimit,e thellon varfërinë në vendin tonë, koeficient që është mbajtur i fshehur nga kryeministri për mbi 82 mijë punonjës publik. ky koeficient i demotivon të rinjtë e të rejat që dëshirojnë të jenë anëtarë.

Andaj vazhdimi i kësaj seance është i pakuptimtë, kërkojmë nga Qeveria ta rishqyrtoj këtë koeficient, pasi i njëjti e thellon krizën në vendin tonë. Prandaj si Grup parlamentar në shenj revole për caktimin e këtij koeficienti nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në seancë”, tha Tahiri.

I pyetur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca se si do të veprojnë me mëditjet për seancë plenare, Tahiri tha se i refuzojnë ato.

“Ne do t’i refuzojmë edhe mëditjet, padyshim”, u shpreh Tahiri.