Rreth 800 afganë dynden në avionin amerikan për t’i shpëtuar talebanëve

Qindra mijëra afganë vijojnë të presin në aeroportin e Kabulit me shpresën se do të evakuuohen dhe do të shpëtojnë njëherë e mirë nga talebanët. Së fundmi në mediat ndërkombëtare janë publikuar pamje nga dyndja e qindra afganëve në një avion amerikan që po bën evakuuimin e tyre.

Në pamjet e publikuara duket që avioni amerikan “C-17”, i cili kapacitetin e ka për 150 vetë, është “pushtuar” nga rreth 800 afganë, të cilët u futën me shpejtësi në të para se të mbylleshin dyert.

Kujtojmë se një grup afganësh pritet të strehohen edhe në vendin tonë në ditët në vijim, ku fillimisht do të akomodohen në Qytetin Studenti.