PDK ka një kërkesë për Kuvendin, ka të bëjë me policinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se do të propozojnë  një draft-rezolutë, e cila do të merrë përsipër një agjendë për parlamentin e Kosovës që lidhet ekskluzivisht me Policinë e Kosovës.

Ai u shpreh se do të kërkojnë që paralamenti i Kosovës të merr një agjendë specifike në raport me Policinë e Kosovës.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës do t’i propozojë seancës së ditës së enjtë, pra seancës së re një draft-rezolutë e cila do të merrë përsipër një agjendë për parlamentin e Kosovës që lidhet ekskluzivisht me Policinë e Kosovës”.

“Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të kërkojmë që paralamenti i Kosovës të merr një agjendë specifike në raport me Policinë e Kosovës”, u shpreh ai.