PDK kërkon heqjen e akcizës për 3 muaj – Ismaili: Pushteti u tregua neglizhent dhe arrogant në diskutime

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që pas rritjes enorme të çmimeve në derivate dhe atyre të produkteve bazike në ushqim, ta largojnë akcizën për tre muaj si dhe largimin e TVSh-së për imputet bujqësore.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismiali tha se Qeveria Kurti po tregohet neglizhente karshi kësaj problematike.

“Qeveria Kurti ka një vit që qeverisë me një pushtet absolut dhe kemi ngecur në shumë drejtime. Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe e arsyetueshme për mosveprim. Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik”, tha Ismaili.

Ai shtoi se në thesarin e shtetit janë mbi 300 milionë euro.

“Barrën e secilës krizë po e paguan qytetari. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi qeverinë për krizë energjetike dhe produkte ushqimore. Pushteti u tregua neglizhent dhe arrogant në diskutime”, shtio ai.